Vitet e fundit bregdeti i Kunes po kthehet në një nga destinacionet turistike kryesore për të pushuar. I rrethuar nga pishat shumë vjeçare ky bregdet ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të huaj. E njohur ndryshe si një rezervat natyror i mbrojtur me ndërthurjen e pishave shekullore, detit dhe lagunës, turistë nga Italia, Polonia , Gjermania preferojnë që disa ditë nga pushimet e tyre t’i kalojnë edhe në veri të Shqipërisë për të zbuluar këtë zonë.