Për mirëmenaxhimin por dhe monitorimin e stacioneve tarifore në rrugët me pagesë, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të ndërtojë një platformë të dedikuar. E cilësuar si “Platforma Smart Tolling Softëare” (STSP) ky mekanizëm do të mbledhë dhe analizojë të dhëna mbi vëllimet e trafikut, klasifikimet e automjeteve, shpejtësinë e automjeteve dhe tarifat e pritshme dhe të mbledhura në të gjitha rrugët me pagesë aktuale por dhe ato që janë në ndërtim.