Top Channel/ ‘Plas’në Egje! Roja bregdetare greke qëllon në shenjë paralajmërimi ndaj anijes turke
05/01/2023 19:14

Një anije patrulluese e rojes bregdetare greke qëlloi të enjten herët në mëngjes një anije të rojes bregdetare turke që po përpiqej ta përplaste atë në detin Egje lindor, thanë autoritetet në Athinë, ndërsa tensionet midis dy fqinjëve mbeten të larta. Në një deklaratë, roja bregdetare greke tha se "ekuipazhi i saj qëlloi në shenjë paralajmërimi në një sektor të sigurt dhe anija e rojes bregdetare turke u tërhoq" drejt bregdetit të tyre. Deklarata nuk përmendi asnjë lëndim apo dëmtim të asnjërës anije, gjatë incidentit në juglindje të ishullit grek Farmakonissi. Incidenti vjen pasi marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë, rivalët historikë rajonalë dhe aleatët e shqetësuar të NATO-s, kanë qenë më të tensionuara se zakonisht gjatë tre viteve të fundit. Roja bregdetare greke tha se anija e saj kishte qenë në një mision për të identifikuar tre anije peshkimi turke në ujërat greke pranë Farmakonissi. Sipas tyre se ekuipazhi grek hapi zjarr pasi "u ngacmua" nga anija e rojes bregdetare turke, duke shtuar se anija turke po "kryente manovra të rrezikshme me qëllimin për të përplasur" anijen greke. Ndërkohë vetëm një javë më parë, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu kërcënoi Greqinë me hakmarrje nëse Athina vazhdon me ndonjë zgjerim të ujërave të saj territoriale në Egje, duke shtuar se kjo do të shihet si një rast që justifikon veprimet ushtarake.

Top Channel/ Nafta, “kristalizohen” dyshimet: “Insighter Trading”, po përfiton rrethi i Trump-it?!
25/03 11:49
Top Channel/ Muajin e ardhshëm, Europa “mbetet pa naftë”, kreu i Shell: Filloni racionimin!
25/03 11:28
Top Channel/ Irani “vë në lojë” Trump: Fuqi globale e vetëshpallur, po bëjne negociata me veten!
25/03 11:26
Top News – Ushtria iraniane tallet me Trumpin: “Po negocion me veten! Nuk ka bisedime me SHBA-në”
25/03 11:13
Top News – E rëndë në Itali, nxënësi plagos me thikë mësuesen në shkollë
25/03 11:10
Top News – Estonia sulmohet nga Rusia, NATO në alarm / Goditet centrali, droni rus çan kufirin
25/03 11:03
Top News – Plani me 15 pika për fundin e luftës / Trump ia dërgon Iranit, Teherani kundërpërgjigjet
25/03 11:02
Top News – Trupat elitë të Trumpit drejt Iranit / 3 mijë ushtarë në rrugë, bashkë me mijëra marinsa
25/03 11:00
Top News – Bota në krizë. Filipinet shpallin emergjencë kombëtare energjetike
25/03 10:56
Top Channel/Rritja e cmimit të naftës,Sllovakia shton pagesën për targat e huaja:Të japin më shumë!
25/03 10:53
Top News – Mossad gaboi në Iran, Netanyahu i zhgënjyer me raportin për ndryshim regjimi
25/03 10:23
Top News – SHBA do vazhdojë të godasë Iranin / Pauza e Trumpit vlen vetëm për vendet e energjisë
25/03 09:55
Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
DIGITALB DIGITALB