Top Channel/ ‘Plas’ në GJKKO! Dumani zbulon vrasjet e bujshme dhe kërcënon avokatin
17/04/2025 21:24

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani vijoi edhe këtë të enjte dëshminë në sallën e gjyqit, ku u pyet nga avokati Gentian Rumano. Ai zbuloi pseudonimet që përdorte në Sky Ecc, nga Alkatraz, Covid 19 apo Totorina, ndërsa rrëfeu lidhjet me disa persona të botës së krimit. Gjatë kohës që Erjon Alibej ka qenë në burg të Elbasanit ai ka pas Sky Ecc dhe kemi komunikuar së bashku. Kur u transferu Erjoni s’kemi pas mundësi komunikimi. Gjatë kohës që kam qenë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe Dorjan Shkoza kam kalu në kufi pa probleme. Kam kaluar me disa njerëz të mi. Për vrasjen e Lulzim Mashës i kam dhënë Henrikut në telefon në Sky ose Matrix. Pagesa ka qenë 150 fillimisht dhe më pas 200. Me sa më kujtohet i kam dhënë 10 mije euro kapar. Kujtoj që 10 i kam mbajt vetë. Në Sky kam pas pseudonime Alkatraz, Covid 19, Totorina, pohoi Dumani, duke treguar se pseudonimi i Henrik Hoxhës ka qene Baftjari emrin. Aleksandër Baho vinte disa herë në Kosovë me makina të veta. Për të vrarë Lulzim Mashën, më porosity Suel Çela dhe më ka thënë është porosi nga persona të tjerë, u shpreh i penduari i drejtësisë në seancë. I pyetur nga avokati sa para i kishte premtuar Henrik Hoxhës për vrasjen e Mashës, Dumani tha se i kishte premtuar 150 mijë euro dhe ka dhënë dhashë 10 mijë euro paradhënie. Nga kafazi foli vetë Henrik Hoxhaj gjatë seancës, që tha se porosia është marrë për djalin e Lulëzim Mashës. Nuk u gjet ai dhe pastaj shkoi porosia për Lulëzim Mashën, që ai të vinte tek varrimi. Porosia ishte nga Aleksandër Baho, tha Hoxhaj. Kur dhashë këtë porosi isha në Kosovë, tha Dumani. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022 ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij. Në lidhje me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativ. Masha po udhëtonte i vetëm në makinë kur autori ka qëlluar drejt makinës së tij. Drejt tij është qëlluar me 3 plumba, ku 2 prej plumbave kanë kapur makinën tip “Benz” me të cilin po lëvizte Masha. Skerdi Tase dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast dhe në këtë ngjarje nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar nga Hoxhaj. Ndërsa me Behar Bajrin, tha Dumani më tej, kam komunikuar nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat këto të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjys euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morën asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërkuar Talo Çelën, vijoi Dumani. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komunikuar me Sky Ecc, tregoi ai. Seanca në GJKKO u shoqërua me tensione, kur Dumani iu drejtua mbrojtes me frazën “Të fus në listë, je me ofertë”. Avokati i Besjan Xhixhës tha se ky është kërcënim ndaj mbrojtjes. Avokati Ilirian Dyzeni kërkoi ndërprerje të procesit teksa bashkëpunëtori i drejtësisë tregonte ngjarjet kriminale në të cilat është përfshirë.

Top News- Arrestohet 49-vjeçari në Tiranë/ Në kërkim për vjedhjen e 30 mijë eurove
04/07 17:22
Top News – Bien kërkesat për azil në Shqipëri. Afganët e sirianët të parët për nga aplikimet
04/07 16:56
Top News- Dy akuza për babain monstër që abuzoi me të bijën, pranoi rastin para hetuesve
04/07 16:31
Top Channel/ Aksident i trefishtë në aksin Shkodër–Lezhë, një viktimë dhe tre të plagosur
04/07 16:30
Top Channel/ Mbyllja e Legjislaturës së X-të, Spiropali: Bashkëpunuam, debatuam, por edhe u grindëm
04/07 15:54
Top Channel/ Aksident i frikshëm në aksin Peqin-Elbasan, plagosen rëndë dy persona
04/07 15:24
Top Channel/ Protestë me 10 vetë për mbetjet! Elbasani helmohet nga tymi, qytetarët heshtin
04/07 15:23
Top News- Kreu i KPP në gjyq për shkeljet me tenderin, GJKKO jep vendimin
04/07 15:18
Top Channel/ Durrës, debat për projektet e reja! Miratohen dy investime me rëndësi
04/07 15:17
Top Channel/ Luftë informalitetit në turizëm! Ekspertët: Plani po vë nën presion bizneset
04/07 15:14
Top Channel/ ‘Tërmet’ në Bashkinë e Vlorës, dorëhiqen 21 drejtorë pas takimit me Ramën
04/07 15:13
Top News – Zënia e hapësirave publike nga lokalet. Rama: Të mbledhin plaçkat, sepse boll është boll
04/07 15:13
Top Channel/ Gjyqi i rrallë në Tiranë! E moshuara gjobitet pse ushqen macet e rrugës
04/07 15:12
Top Channel/ Mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, pamje nga fenomeni i rrallë në kulmin e vapës
04/07 14:50
Top News- Mjegull e fortë në Vlorë, pamja e pazakontë për pushuesit
04/07 14:48
Top News- Aksion antikanabis në Tepelenë/ Asgjësohen bimë narkotike, procedohet kryeplaku i Mamajt
04/07 14:46
Top News- Trafik pistoletash nga Kosova/ 2 në pranga, sekuestrohen 8 armë zjarri
04/07 13:55
Top News – Ditëlindje me takime e punë. Rama mbledh në seli deputetët, ndan detyrat
04/07 13:54
Top Channel/ Zjarri në Elbasan, protestë para Prokurorisë
04/07 13:06
Top News – 21 dorëheqje në bllok në Vlorë. Ikin drejtorët pas kërkesës së Ramës, ngrihen grupe pune
04/07 12:55