Kalimi përmes detektorit të metaleve në hyrje të gjykatës së Vlorës u bë shkak për një konflikt që përfundoi me përplasje fizike mes një avokati dhe punonjësit të sigurisë së gjykatës. Në një kohë që njerëzit e drejtësisë duhet të jenë të parët që mbështesin masat e shtuara për rritjen e sigurisë në gjykata, avokati Redi Llanaj dëshmon të kundërtën.