Ka përfunduar seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se në seancë mori pjesë edhe Monika Kryemadhi. Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani dha një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e gjykatës. Kujtojmë se pak më herët, kreu i PL-së ankimoi masën e sigurisë në Apel.