Top Channel/ Plantacion me kanabis mes Greqisë e Shqipërisë, policia greke: Kultivuesit, shqiptarë
30/06/2023 21:13

Policia greke ka gjetur një plantacion kanabisi në zonën kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë në bashkinë e Filatit në Thesproti. Sipas autoriteteve greke, njësitë speciale të saj që ndodhen në zonën e kufirit kishin pikasur zonën e cila ishte shpyllëzuar dhe në vazhdim mbjellë me 2000 fidanë me kanabisi. Policia dyshon se pronarët e këtij plantacioni janë shtetas shqiptarë nga zona e Konispolit ose fshatrave kufitare shqiptare që hyjnë në territorin grek duke shfrytëzuar faktin se zona në të cilën u gjetën bimët narkotike nuk ka banorë dhe është shumë e pyllëzuar. Policia thotë se shtetasit shqiptarë kanë njohuri për mbjelljen e kanabisit por, për shkak të masave të rrepta monitoruese prej policisë shqiptare në territorin e vendit tonë, zgjedhin të kalojnë kufirin dhe të mbjellin në tokën greke. Bandat shfrytëzojnë edhe faktin që policia greke nuk ka mundësi të monitorojë në terren qindra kilometra vijë kufitare mes dy vendeve, por edhe për faktin se dënimet për kultivimin e kanabisit në Greqi janë edhe më të ulëta sesa në vendin tonë. Afërsia e plantacioneve me vijën kufitare, bën që ata të largohen me shpejtësi drejt Shqipërisë nëse pikasen prej anti-drogës greke. Burime policore i thanë Top channel se autoritetet helene janë vënë në alarm dhe po monitorojnë nga ajri zonat e largëta kufitare mes dy vendeve pasi kanë informacione se në këto zona janë mbjellë sasi të mëdha të kanabisit.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23