Top Channel/ Plani sekret, SHBA “tremb” Kinën! Ndryshon strategjia bërthamore, reagon qeveria kineze
21/08/2024 22:20

Kina është “e shqetësuar” pasi New York Times njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një plan sekret për të spostuar përqëndrimin e strategjisë së tyre bërthamore nga Rusia dhe për t’u ballafaquar me armët e shtuara bërthamore të Pekinit. Sipas artikullit që New York Times botoi të martën, Presidenti amerikan Joe Biden miratoi në mars një “udhëzim (të ri) për përdorimin e armëve bërthamore”, një dokument sekret, që përcakton se si Shtetet e Bashkuara do t’i përdornin armët bërthamore në një konflikt të mundshëm. Sipas shkrimit, dokumenti i cili përditësohet çdo katër vjet, e riorienton strategjinë parandaluese bërthamore për t’u ballafaquar me zgjerimin e shkallës së gjerë të arsenalit bërthamor të Kinës. Dokumenti po ashtu urdhëron forcat amerikane që të bëjnë përgatitje për t’u përballur me “sfida të bashkërenduara bërthamore” nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut. I pyetur për njoftimin gjatë konferencës për shtyp të mërkurën, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze akuzoi Shtetet e Bashkuara se po “sajojnë teori mbi kërcënimin bërthamor të Kinës dhe po “gjejnë justifikime me synimin për të krijuar përparësi strategjike”. Shumë analistë janë gjithashtu të shqetësuar për bashkëpunimin e shtuar ushtarak dhe diplomatik ndërmjet Rusisë dhe Kinës.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23