Në njëmbëdhjetë pika, plani i Bashkimit Evropian është hartuar me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Nenet e para të kësaj marrëveshjeje që ka mbetur e panënshkruar nga palët, i kushtohen fqinjësisë së mirë, njohjes së autonomisë, integritetit territorial e dokumenteve. Kjo shihet si një përfitim nga ana e Kosovës edhe pse ka paqartësi të shumta pasi që me këtë qeveria synonte njohjet nga pesë vendet mosnjohëse.