Kur komuniteti amerikan i inteligjencës mblodhi të dhënat e para se Rusia po përgatitej për një sulm të ri në Ukrainë, presidenti Joe Biden i kërkoi administratës së tij të vepronte sa më shpejt. I shqetësuar nga mundësia e përsëritjes së gabimeve të bëra në 2014-tën, kur Shtetet e Bashkuara dhe Europa u zunë në befasi nga aneksimi i Krimesë, Biden udhëzoi ekipin e sigurisë kombëtare të përdorë cdo mjet të mundshëm për ta zbrapsur Putinin nga planet e një pushtimi, edhe pse ai mund të ishte muaj larg tha për CNN një zyrtar i lartë amerikan.