Kjo ishte ajo se çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama të hënën pas takimit me katër kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin për zgjerim Oliver Varheily. Planin e ri të mbështetjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, bashkë me procesin e Berlinit përmes të cilit Rama thekson se duhet maksimalizuar marrja e mbështetjes ekonomike, e bëri publik Ursula von Der Leyen presidente e Komisionit Europian gjatë forumit GLOBSEC në Bratisllavë dy muaj më parë.