Top Channel/ Plani 5 pikësh i Rishi Sunak, edhe për emigrantët shqiptarë
13/12/2022 19:20

Duke folur në parlamentin britanik, kryeministri Rishi Sunak ka njoftuar një plan prej 5 pikash për të luftuar emigracionin ilegal drejt Britanisë si dhe ka njoftuar masat për rikthimin e emigrantëve të ardhur me gomone përmes La Manshit gjatë këtij viti, ç’ka sipas tij do të pakësojnë numrin e dosjeve të pashqyrtuara të emigrantëve nga çdo vend i botës, që momentalisht janë në shifrën e 143 mijë vetëve, ku shqiptarët e ardhur këtë vit me gomone janë rreth 13 mijë vete. Sipas Rishi Sunak, “kupa u mbush”. Në bazë të këtij këtij plani, autoritetet britanike të Home Office do të vendosen në aeroportin e Rinasit në Tiranë për të bashkëpunuar me autoritetet lokale për të luftuar grupet e krimit të organizuar. Udhëzime të reja do të jepen për ta vendosur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta nga ku nuk mund të kërkohet me azil, duke rritur pragun që dikush të cilësohet si viktimë e skllavërisë moderne, një garanci e dhënë sipas medias britanike, nga Shqipëria autoriteteve britanike se Tirana zyrtare do mbrojë njerëzit që vërtetë janë të rrezikuar. Ndërkohë, një njësi e dedikuar për shqiptarët do të krijohet në Home Office për të shqyrtuar me përparësi kërkesat e shqiptarëve për azil e përbërë nga më shumë se 400 specialistë. Sa i përket kalimeve ilegale me gomone do të krijohet një komandë operacionale prej 700 vetësh edhe me oficerë nga NCA, Agjencia e Luftës Kundër Krimit, për gomonet për të penguar kalimet me to drejt brigjeve angleze. Rishi Sunak ka deklaruar se “gjatë muajve të ardhshëm mijëra shqiptarë do të rikthehen dhe ne do të vazhdojmë fluturimet e përjavshme, derisa të gjithë shqiptarët që janë me kërkesa të pashqyrtuara të largohen nga Britania në Shqipëri”. Sunak shtoi se Kryeministri shqiptar ka thënë se “nuk ka arsye”, përse emigrantët ilegal nga Shqipëria të mos rikthehen menjëherë dhe shtoi se Britania duhet të ndjekë shembullin e vendeve të tjera në Evropë që refuzojnë kërkesat për azil. Mbetet të shihet reagimi i grupimeve që mbrojnë të drejtat e emigrantëve në Britani ndaj këtij plani dhe nëse do të ketë ose jo sfida ligjore në institucionet e drejtësisë britanike apo më gjerë, ndaj këtij plani të Kryeministrit dhe qeverisë britanike. Pamjet: AFP

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23