Ky është 60-vjeçari Besim Zeneli, i cili mbeti i plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm teksa po punonte në dyqanin e tij në autostradën Laç-Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pranë dyqanit të fruta-perimeve, ku Besim Zeneli punonte në autostradë, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e ngjarjes.