Atentati ndaj jetës së kryeministri sllovak Robert Fico ka rritur shqetësimet në Europë përpara zgjedhjeve të qershorit për parlamentin europian. Në 27 vendet e BE-së, peizazhi politik po polarizohet gjithnjë e më shumë nga retorika e ashpër mes partive kryesore dhe populistëve të ekstremit të djathtë.