Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit. Mesditën e së enjtes një person u plagos me thikë nga kunati i tij. Ngjarja ndodhi në Spitallë të Durrësit, afër depos së ujit, ku autori i dyshuar Festim Hoxha është takuar me kunatin Spiro Toli, pasi ky i kishte kërkuar divorcin motrës së tij dhe e kishte kthyer atë në shtëpinë e prindërve.