Top Channel/ Plagoset një nxënës shkolle, sherri gjatë orës së fizkulturës
13/02/2025 13:44
Gjatë paradites së sotme në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” në Baz të Matit gjatë orës së fizkulturës janë konfliktuar dy nxënës të cilët mendohet të kenë përdorur mjete prerëse, ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë njëri prej tyre.