Një 33-vjeçar nga fshati Novoselë është goditur me thikë disa herë. Albano Mecorrapaj pas një konflikti me një banor të zonës është qëlluar disa herë me thikë në trup. I riu është shoqëruar në spitalin e Vlorës ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Mësohet se, gjendja e tij është kritike për shkak të plagëve të rënda.