Ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të martë në Vlorë, ku një qen i racës pitbull kafshoi një të mitur, ka ngritur shqetësime mbi fatin e kafshëve. Shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mirëpo nuk dihet fati i kafshës. Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.