Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha sot prioritet absolut rrugëtimin drejt administratës 2030, që e përgatit Shqipërinë si anëtare të Bashkimit Europian. Pirdeni prezantoi para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ecurinë e reformës në administratën publike, si dhe masat kryesore që po ndërmerren për parandalimin e korrupsionit.