Gratë e diasporës bashkuan gratë e politikës në Durrës në një forum të veçantë, që solli figura të hershme dhe të reja të grave në politikë e shoqëri, duke theksuar fuqinë e bashkëpunimit pa dallim kufijsh. Pjesëmarrëset nga vendi, rajoni dhe diaspora diskutuan mbi sfidat dhe rolet e grave në vendimmarrje, edukim, barazi ekonomike dhe integrim.