Ajet Salla është 27-vjeçari që ra në pranga një natë më parë, pasi hiqej si polic dhe mashtronte punonjëset e seksit dhe më pas i kërcënonte se do t’i arrestonte. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, ai pikaste vajza që ofronin seks në rrjete sociale i shkruante dhe pasi bënte marrëveshje me to i prezantohej si polic dhe nën kërcënimin se do t’i arrestonte u kërkonte 2000 euro.