Është vendosur pas hekurave një shtetas dhe janë pezulluar nga detyra katër policë të cilët kanë lejuar futjen në vend të disa makinave të vjedhura në Greqi. Për shtetasin 32 vjeçar me iniciale M.C Gjykata e shkallës së parë Korçë vendosur marrës arrest me burg për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ky shtetas dyshohet se ka bërë ndryshime në elementët identifikuese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.