Në sallën ku zemra e gjyqtarit Astrit Kalaja rrahu për herë të fundit, kolegët e tij vendosën lule. Në një gjykatë të zbrazur pa palë dhe pa procese, pranë luleve për gjyqtarin e vrarë gjenden ende si dëshmitare të mos funksionimit të sigurisë gjurmët e plumbave që u zbrazën në sallën e kthyer në vendngjarje.