Top Channel/ Pezullimi i fondeve, DASH: Të kontrollojmë si po shpenzohen 1 miliard USD
29/01/2025 19:38

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar urdhrin e Presidentit Donald Trump për ngrirjen e fondeve për vendet e huaja, përfshi dhe Shqipërinë. DASH thekson se janë ndaluar 1 miliard dollarë shpenzime që nuk përputhen me agjendën e Presidentit Trump “America First”. Zyra e Shtypit e DASH sqaron janë hequr fondet për programet që nuk e bëjnë Amerikën më të fortë, më të sigurt apo më të pasur, duke shtuar se klasifikimi është bërë në bazë të disa kritereve, si: Emri i Zyrës/Departamentit/Misionit; Emri i Programit; Përshkrimi i Programit; Vendndodhja e Programit; Rezultati i Parashikuar i Programit; Justifikimi për Përjashtimin; Informacioni financiar dhe i alokimeve. “Pauza dhe rishikimi 90-ditor i shpallur më parë për ndihmën e huaj të SHBA-së tashmë po jep rezultate për vendin dhe popullin tonë. Po eliminojmë shpenzimet e panevojshme. Po bllokojmë programet “woke”. Dhe po zbulojmë aktivitete që janë kundër interesave tona kombëtare”, sqaron Departamenti i Shtetit. DASH thekson se SHBA po shpenzon rreth 70 miliardë dollarë në ndihmë të huaj çdo vit, ndaj dhe meriton transparencë e llogaridhënie për çdo dollar, veçanërisht kur ai shpenzohet jashtë vendit dhe jo brenda. “Një pauzë e përkohshme, me përjashtime të arsyeshme për situata që rrezikojnë jetën, është mënyra e vetme për të shqyrtuar dhe parandaluar shpenzimet e panevojshme”, thuhet në njoftim. Më tej, DASH shton se financimet që lejohen të vazhdojnë janë ndihmat emergjente për ushqim, medikamente shëndetësore, shërbime mjekësore, ushtrim, strehim dhe ndihmë për mbijetesë, si dhe furnizime dhe shpenzime administrative të arsyeshme për të ofruar këtë ndihmë. Gjithashtu, sipas DASH, janë bërë përjashtime për sigurinë kombëtare, përfshirë sigurinë për mbrojtjen e personelit amerikan në terren apo për të lehtësuar lëvizjen e emigrantëve ilegalë.

Top News – Mbi gjysmë milliard blerje në 2025. Të huajt zotërojnë 2.6 mld euro prona në Shqipëri
26/03 11:02
Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42
Top Channel/ Vendimet e qeverisë, Sala: Do garantojmë që çdo qytetarë të ketë mundësi për akses…
26/03 10:42
Top Channel/ Paketa e Maleve, Demo: Kemi raste pafund ku shumë subjekte kanë ndryshuar rrjedhën…
26/03 10:37
Top Channel/ Bordi i naftës, Demo: Do garantojmë transparencën, nuk mund të spekulohet për çmimin…
26/03 10:36
Top Channel/ Sulmet kibernetike, Demo: Posta Shqiptare po funksionon normalisht, kemi të gjitha…
26/03 10:36
Top News – Grekët për hashash në Shqipëri. Kapen me drogë në përpjekje për ta trafikuar
26/03 10:27
Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17