Zhdukja e 63-vjeçarit, Engjëll Kanani nga Berati mbetet ende mister, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për gjetjen e tij. Ai u zhduk teksa kishte dalë për peshkim së bashku me një mik në lumin Vjosa, pranë fshatit Kashisht. Që nga momenti i zhdukjes, policia dhe familjarët kanë kryer kërkime të gjera në zonë, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij apo e sendeve personale, si mjetet e peshkimit, çanta apo telefoni celular.