Peshkarexha skoceze Gert Jan, e cila u bllokua nga autoritetet franceze mes një debati të ashpër për ujërat e peshkimit mes dy vendeve, ka lënë sot portin francez të Le Havre. Autoritetet kanë tërhequr akuzat për peshkimin ilegal të rreth dy ton midhjeve. Minsitri britanik i mjedisit tha se peshkarexha është liruar tashmë por mbetet ende në ujërat e Normandisë per disa negocjata ligjore. Zhvillimi vjen pas një kthese të presidentit Macron sipas mediave britanike, i cili ka thënë se do të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Britaninë në vend të masave forcës në ujërat mes vendeve. Macron ka hequr dorë nga kërcënimet për bllokimin e peshkarexhave britanike që lëshojnë peshkuln e kapur në portet franceze, apo per reduktimin e rrymës elektrike për ishullin Jersey mes dy vendeve. Por megjithë qetësimin, peshkatarët francezë raportohet se vijojnë kërcënimet ndaj britanikëve për të qëndruar larg ujërave të tyre. Ministri Eustice tha mëngjesin e sotëm: “Mirëpresim faktin që Franca është tërhequr nga kërcënimet që bënte të mërkurën e shkuar”.