Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptarë ka pritur sot delegacionin e peshëngritjes, e cila në botërorin e fundvitit 2021 arritit të sjellë 3 medalje, një të artë dhe dy argjendi me Briken Calja dhe vendin e katërt të Erkand Qerimajt. Ka qenë një fond shtesë i momenteve të fundit nga KOKSH që ka suportuar financiarisht federatën e peshëngritjes dhe sportistët duke i dhënë një shtysë të rëndësishme për këto rezultate sipas presidentit Elez Gjoza.