Si sot një vit më parë media dhe fjala e lirë u cenua rëndë nga një akt terrorist që goditi televizionin Top Channel në orët e para të mëngjesit. Breshëritë e plumbave të kallashnikovit që u zbrazën mbi godinën e medias më të madhe në vend dhe i morën jetën një punonjësi të sigurisë, 60-vjeçarit Pal Kola shënuan dhe sulmin më të rëndë në historinë meditike në Shqipëri. Një vit pas sulmit, ngjarja e rëndë është ende e pazbardhur.