Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03/2026 22:29

Greqia festoi sot 25 marsin, përvjetorin e Revolucionit të vitit 1821 dhe njëkohësisht festën e Ungjillëzimit. Festa ka nisur me ngritjen e flamurit kombëtar tek Shkëmbi i Shenjtë i Akropolit, i ndjekur nga 21 të shtëna ceremoniale topash nga kodra e Likavitos. Me pas në prani të udhëheqjes shtetërore, politike dhe ushtarake, si dhe mijëra qytetarëve, Forcat e Armatosura dhe forcat e sigurisë parakaluan në Sheshin Sintagma, në një paradë madhështore ushtarake. Përveç mjeteve të blinduara dhe tankeve, artilerisë së rëndë dhe sistemeve raketore, u prezantuan gjithashtu njësi të specializuara për çminim, komunikim dhe mbrojtje kundër kërcënimeve kimike e bërthamore. Në qiell, avionët luftarakë dhe helikopterët realizuan fluturime spektakolare, ndërsa parakaluan komandot, marinsat dhe njësitë elitare të ushtrisë. “Liria jonë e garantuar nënkupton edhe më shumë – në një botë shumë të trazuar dhe të pasigurt – unitet dhe përgjegjësi”-u shpreh presidenti i Greqisë Konstantinos Tasoylas. Në paradë u prezantuan edhe sistemet e reja të avancuara të mbrojtjes, si mjete të mbikëqyrjes elektronike, torpedo të drejtuara me fibra optike, raketa kundërajrore me rreze të gjatë, sisteme kundër dronëve dhe mjete të shumta pa pilot , tokësore, detare dhe ajrore. Mes tyre spikatën dronët e rinj ushtarakë, sistemi “Kentavros” kundër dronëve, sistemi “Hyperion” për neutralizimin e tyre, si dhe helikopteri pa pilot Camcopter S-100 që përdoret në fregatat moderne Belharra. “Jetojmë në kohë jashtëzakonisht të trazuara. Investimi në mbrojtjen kombëtare nuk është luks, por domosdoshmëri, në mënyrë që vendi të jetë i sigurt dhe të qëndrojë gjithmonë si një shtyllë, si një dritë stabiliteti në një epokë jashtëzakonisht të trazuar“-u shpreh Mitsotakis. Parada e këtij viti u zhvillua në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, me mesazh nevojën për përshtatjen dhe forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve mbrojtëse të vendit përballë kërcënimeve moderne dhe teknologjive të reja.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39