Mohimi i genocidit. Rishikimi i historisë dhe lartësimi i kriminelëve të luftës, nuk mund të tolerohet, deklaroi Bashkimi Europian në 28 vjetorin e genocidit të Srebrenicës. Mesazhi i përcjellë në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe komisionerit të zgjerimit, Oliver Varhelyi, ishte i qartë.