Samiti i Diasporës Shqiptare ka nisur në një atmosferë me plot emocione, duke mbledhur së bashku përfaqësues të komuniteteve shqiptare nga e gjithë bota. Ky aktivitet shënon nisjen zyrtare të punimeve të samitit, i cili synon forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Shqipërisë, si dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.