Pas gati 35 ditësh në akset kryesore të vendit fermerët grekë vendosën përshkallëzimin më ekstrem të ndërmarrë deri tani në protestat e tyre , pas një mbledhje disa orëshe të gjithë përfaqësusesve të tyre në Malgara pranë Selanikut, duke paralajmëruar bllokime të gjera të rrugëve kombëtare dhe doganave, të enjten dhe të premten e kësaj jave. Sipas vendimeve të marra, protestat do të intensifikohen me një bllokim 48-orësh të akseve kryesore rrugore dhe rrugëve dytësore, ndërsa në shënjestër do të jenë edhe doganat, kryesisht për qarkullimin e kamionëve. Mes pikave strategjike që pritet të mbyllen janë blloku në Malgara, lugina e Tempit, blloku në Siatista, në Bralos, në Tripoli, si edhe nyja Rio–Antirio, duke krijuar probleme serioze në transport dhe tregti.