Top Channel/ Përse u vetëflijua adoleshenti në Gjirokastër. Pistat ku po heton policia
21/04/2025 20:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valarë të dielën më 20 Prill. I riu, Vehip Peçi, nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur ai u transportua me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por mjekët konfirmuan se i riu kishte ndërruar jetë para mbërritjes. Burime pranë familjes bëjnë me dije se 17-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike. Ai kishte shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë, megjithatë nuk ndodhej nën ndonjë trajtim të rregullt mjekësor. Ekspertët kishin sugjeruar ndërhyrje të specializuar, por duket se sinjalet nuk janë marrë në kohë seriozisht. Vehipi kishte paralajmëruar aktin tragjik duke i rrëfyer mendimet e tij disa prej shokëve më të afërt. Ndërsa në banesë janë gjetur edhe disa shënime, ku i kërkon ndjesë prindërve, mësuesve, psikologes që e ka trajtuar dhe miqve për shqetësimet që mendonte se kishte shkaktuar. Ai jetonte në fshatin Valarë me nënën dhe dy motrat më të vogla, ndërsa i ati punonte si kuzhinier në një anije në Greqi dhe ndodhej shpesh larg familjes për periudha të gjata. Policia ka sekuestruar telefonin shënimet e lëna dhe disa sende personale, ndërsa ka nisur marrjen në pyetje të bashkëmoshatarëve dhe stafit të shkollës për të ndihmuar në zbardhjen e motivit të ngjarjes. Hetuesit po ndjekin disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një ndikimi me natyrë fetare, ndonëse kjo nuk konsiderohet si pistë kryesore për momentin. Ngjarja vjen vetëm dy muaj pas vetëvrasjes së një tjetër 17-vjeçareje, Irsa Meçollari, nga e njëjta shkollë. Deri tani, policia nuk ka konstatuar ndonjë lidhje direkte mes dy rasteve, por po heton nëse ka pasur nxitje të njëjtë apo ndikime të përbashkëta. Vehip Peçi ishte njohur më parë si një djalë aktiv dhe i komunikueshëm, me vështirësi tipike të moshës, por pa histori të bullizmit apo izolimit ekstrem nga ambienti shkollor, duke bërë që kjo tragjedi të mbetet edhe më e pashpjegueshme për komunitetin. Ngjarja ka tronditur thellësisht familjen, shokët dhe gjithë komunitetin lokal, teksa ngre një tjetër alarm për shëndetin mendor të adoleshentëve dhe nevojën urgjente për mbështetje sistematike dhe ndërhyrje në kohë.

Top Channel/ Sofër iftari nga Prefekti i Tiranës! Bashkohen klerikët, politikanë e intelektualë
13/03 22:46
Top News – PD fokus te rrugët, Berisha: Infrastruktura moderne është prioriteti ynë!
13/03 22:22
Top News – Berisha me ekspertët e Infrastrukturës: Ne ndërtuam rrugët, këta vjedhin paratë
13/03 22:21
Top News – PD nis diskutimet me ekspertët, Berisha: Në fokus infrastruktura dhe transporti
13/03 22:13
Top Channel/ Zbulohet për çfarë do përdoren hapësirat publike që u liruan pas aksionit të verës
13/03 22:05
Top Channel/ I dha fund jetës me fostoksinë, Lezha ndez qirinj në Kujtim të Xhuana Nikollajt
13/03 21:37
Top Channel/ Aksident rrugor në Fier, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona
13/03 21:35
Top News – Shkak gjoba për parkim të gabuar, 43-vjeçari në Vlorë dhunon policin
13/03 21:26
Top News – Homazhe për Xhuana Nikollajn, qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të 25-vjeçares
13/03 20:11
Top Channel/ Abuzimi me plehrat kimikë, fermerët: Janë 30% më shtrenjtë se viti i kaluar
13/03 19:45
Top Channel/ “Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 mln euro për km”, Berisha: Ne 20 mln/km
13/03 19:32
Top Channel/ Berisha: Ata që krijuan këtë katastrofë infrastrukturore do mbajnë përgjegjësi
13/03 19:31
Top Channel/ Berisha: Kanë copëtuar rrugë në lote, paçka se janë vazhdimësi e të njëjtit terren
13/03 19:30
Top News – Aksident në Fier, ‘Audi’ përplaset me kamionçinën, tre të plagosur
13/03 19:25
Top Channel/ Berisha: Rilindja urbane është dëshmia e korrupsionit dhe vjedhjes
13/03 19:18
Top Channel/ Berisha takim me Departamentin e Infrastrukturës: Problemet kanë lindur nga korrupsioni
13/03 19:18
Top News – GJKKO ‘rrëzon’ Ballukun, bie poshtë kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra
13/03 18:46
Top News- 25 vjeçarja telefonoi motrën para aktit ekstrem/ Detaje nga vetëflijimi i të resë
13/03 17:56
Top News – Rama: Pati presion për Porto Romanon. Kryeministri për krizën e naftës: Ndërhyrje në treg
13/03 16:56
Top News- Përkrahu persona me precedentë penal/ AMP pezullon nga detyra inspektorin e policisë
13/03 16:44
DIGITALB DIGITALB