Rritja e numrit të rasteve të infektuar me Sars Cov2 mund të ketë shkak nën variantin BA5, i cili ka alarmuar Amerikën dhe shumë vende në Europë. Por Instituti i Shëndetit Publik tek ne nuk mund ta konfirmojë. Nga ana tjetër rënia e imunitetit në popullatë mund të jetë një tjetër arsye për shkak se dozat e fundit kryesisht ato të dyta janë bërë para një viti ndërkohë që si imuniteti nga vaksina ashtu edhe ai natyral thonë ekspertët zgjat vetëm 6 muaj.