Top Channel/ Përse insiston Putini t`ia “shkulë” Ukrainës Donbasin?!
19/08/2025 14:52

Në samitin e Alaskës, Vladimir Putin e ktheu kontrollin e plotë të Donbasit – ish zemrës industrial të Ukrainës në lindje - një kusht qendror për fundin e luftës. Burime me njohuri mbi bisedimet thonë se presidenti rus insistoi që forcat ukrainase të tërhiqeshin nga Donetsku dhe Luhansku, dy rajonet që përbëjnë Donbasin, në këmbim të ngrirjes së luftimeve përgjatë pjesës tjetër të vijës së frontit. Volodymyr Zelenskyy ka refuzuar vazhdimisht të heqë dorë nga çdo territor nën kontrollin e Kievit, cka e bën Donbasin një nga pikat kryesore të përplasjes në negociatat e paqes. Një ide e tillë duket se është thelbësisht jopopullore në vend: rreth 75% e ukrainasve kundërshtojnë zyrtarisht dhënien e çdo toke Rusisë, sipas sondazheve nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev. Përpjekja e Putinit për të dominuar rajonin daton që nga viti 2014 kur Moska armatosi dhe financoi përfaqësuesit separatistë dhe dërgoi trupa të fshehta përtej kufirit. Kjo fushatë u përshkallëzua në pushtimin në shkallë të plotë të vitit 2022, kur forcat ruse pushtuan pjesën më të madhe të rajonit. Sot, Rusia kontrollon 46,570 km katrorë ose afërsisht 88% të Donbasit, duke përfshirë të gjithë Luhanskun dhe rreth tre të katërtat e Donetskut. Ukraina vazhdon të mbajë disa qytete kyçe dhe pozicione të fortifikuara në rajonin e Donetskut, të mbrojtura me koston e dhjetëra mijëra jetëve. Më shumë se 250,000 civilë mbeten në pjesët e rajonit që janë ende nën kontrollin ukrainas. Një shkurtim i emrit Pellgu i Donetsit, Donbasi është konsideruar një zemër industriale në Ukrainën lindore e pasur me qymyr dhe industri të rëndë. Ai ka qenë prej kohësh një nga rajonet kryesore rusishtfolëse në Ukrainës, i formuar nga valët e emigrimit rus gjatë fushatës industriale sovjetike që i shndërroi minierat e qymyrit dhe uzinat e çelikut në motorin e Bashkimit Sovjetik. Censusi sovjetik i 1989-tes e vendoste popullatën etinike ruse të Donbasit në nivelin 45%, ndërsa të dhëna të vitit të kaluar e ulin këtë shifër në 38%, por edhe kjo kontestohet si e pavërtetë dhe e diktuar ndoshta nga politikat e Moskës në zonat e kontrolluara prej saj. Frika sakaq është se edhe po mori Donbasin, ambicjet territoriale te Putinit mund të mbyllen aty, pasvarësisht se ai thuhet t`i ketë premtuar Trumpit në Alaska se në këmbim të Donetskut dhe Luhanskut, do të ndalë avancimin e mëtejshëm dhe do të ngrijë vijën e frontit në rajonin jugor ukrainas të Khersonit dhe Zaporizhzhisë, ku forcat ruse kanë kapur gjithashtu zona të konsiderueshme.

Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30