Edhe Sali Berisha mendon si Edi Rama, të paktën sa i përket shifrave për të paraburgosurit në vendin tonë. Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kreu i PD-së, u shpreh se përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri është 500% më e lartë se në Bashkimin Europian. Sipas kryedemokratit kjo vjen sepse mungon procesi real ligjor.