Top Channel/ Përqafime të ngrohta dhe shtrëngime duarsh! Çfarë nuk u pa nga takimi Putin-Kim Yong Un
03/09/2025 20:06

Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të vizitojë Rusinë, gjatë një takimi të gjatë në Pekin në kuadër të paradës më të madhe ushtarake të Kinës. Nga ana e tij, Kim premtoi se do të bëjë “gjithçka që mundem për të ndihmuar” Moskën. Por ajo që u vu re ishte takimi pas përfundimit të bisedimeve mes dy liderëve, ku përveç shtrëngimit të duarve, nuk mungoi as përqafimi. Në bisedimet dypalëshe që zgjatën mbi dy orë, Kim i tha Putinit “shihemi së shpejti”, ndërsa presidenti rus iu përgjigj: “Ne të presim, eja na vizito”. Një vizitë e tillë do të ishte e treta për liderin koreano-verior jashtë vendit në gjashtë vitet e fundit. Takimi mes dy liderëve autoritarë u zhvillua në prani të presidentit kinez Xi Jinping, me të cilin ata ndanë skenën në sheshin Tiananmen gjatë ceremonisë për 80-vjetorin e fitores mbi Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. Është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim shfaqen publikisht së bashku. Ndërsa Pekini dhe Moska kanë shpallur një partneritet “pa kufi”, analistët theksojnë se Xi Jinping po përpiqet të balancojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Korenë e Veriut, duke shmangur në të njëjtën kohë sanksione të reja nga Perëndimi. Për momentin, nuk është shpallur një takim zyrtar trepalësh mes Xi, Putin dhe Kim.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39