Top Channel/ Përplasje të ashpra mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor
19/04/2022 23:44

Përplasje të ashpra vijonin sot mes forcave izraelite dhe demonstruesve palestinezë pas disa ditë dhune të ushtrisë ndaj protestuesve dhe besimtarëve në xhaminë e Al Aksa në Jeruzalem. Ushtria izraelite kreu gjithashtu sulmin e parë ajror ndaj Rripit të Gazës në kundërpërgjigje të një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë. Ushtria dhe forcat speciale bënë pesë arrestime mëngjesin e sotëm në Bregun Perëndimor, ku ka pasur një seri sulmesh vrasëse izraelite që prej nisjes së demonstratave, shkruan AFP. Ushtria izraelite tha se sistemet ajrore kishin neutralizuar një raketë që vinte në drejtim të territorit teksa shtonin se si kundërpërgjigje kishin goditur nga ajri një depo armatimesh të grupit militant Hamas. Trazirat nisën kur besimtarët palestinezë në Jeruzalem u përballën me kufizime ne lutjet, prej vizitave të pelegrinëve hebrenj në tempull, që shoqeroheshin nga policia. Palestinezët janë në muajin e shenjtë musliman të Ramazanit ndërsa hebrejtë në festën e Ringjalljes së Krishtit, çka solli përplasje të ngjashme me ato të viteve të tjera në këtë periudhe.

Top Channel/ Vrasja në SHBA, zëdhënësja e Trump sherr me gazetarin: Je një sharlatan!
16/01 14:54
Top News -‘Kam një bombë, të gjithë do vdesin’/ Pasagjeri ndezi alarmin në bordin e Turkish Airlines
16/01 14:13
Top News – Rezerva karburanti vetëm për 20 ditë/Ministri energjisë lëshon alarmin, Ukraina në rrezik
16/01 13:42
Top News – ‘Përditëson’ qëndrimin e saj në Arktik / Italia: Prani masive ushtarake e Rusisë në veri
16/01 13:39
Top News – Bora arrin deri në katin e dytë…Gjendje emergjence, dy viktima në stuhinë masive
16/01 13:26
Top News – Trump nis aeroplanmbajtësen drejt Iranit / ‘I kapërdiva gënjeshtrat, nuk toleroj më’
16/01 12:54
Top News -‘Roja e Arktikut’ në Greenlandë / Zgjidhja e NATO-s për të zbutur tensionet SHBA-Danimarkë
16/01 12:54
Top Channel/ Rubio “paralajmërim” Europës: Kujdes, liria e fjalës po gërryhet!
16/01 12:16
Top Channel/ Kapen 160 kg kokainë në Itali, arrestohen dy shqiptarë: Vlera, 20 milione euro!
16/01 12:09
Top News – I dorëzon Nobelin e Paqes Trumpit / Fituesja venezueliane heq dorë nga medalja
16/01 12:06
Top Channel/ Emigracioni, bien hyrjet e paligjshme në BE: Më pak klandestinë nga rruga ballkanike!
16/01 12:00
Top Channel/ “Roja e Arktikut”, NATO operacion për Groenlandën: Trumpi të kënaqet me kaq!
16/01 11:59
Top News – Vijnë letrat e thirrjes në ushtri / Gjermania bëhet gati për luftë, 260.000 mijë trupa
16/01 11:45
Top News – BE mbylli portat për refugjatët / Më pak kalime në kufi në 2025-ën, raporti i FRONTEXNTEX
16/01 11:40
Top News – CIA kërkon ‘spiunë’ kinezë. Hap aplikimet online me një udhëzues për aplikantët
16/01 11:36
Top Channel/ Machado ia kaloi çmimin Trumpit, reagon Komitetit i Nobelit: Cmimet nuk transferohen!
16/01 11:22
Top News – Shpërthim gjigant, zjarr mes qytetit / Shemben ndërtesat, të paktën katër të plagosur
16/01 11:06
Top News – 160 kg kokainë në kamion. Kapen dy shqiptarë në Breshia, 20 mln euro vlera e drogës
16/01 10:33
Top News- Evropa drejt luftës me SHBA? Nis ushtarë drejt Groenlandës për ta mbrojtur nga Trump
15/01 23:00
Top Channel/ Revolucion francez apo grusht shteti? Tre skenarët për Iranin
15/01 23:00
DIGITALB DIGITALB