Adriatik Lapaj kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet ka tentuar ti shtojë protestës përpara kryeministrisë disa cadra kampingu. Por Lapaj dhe ata pak mbështetës në këtë protestë të nisur mbrëmjen e të hënës, janë përballur me forcat e policisë. Jo vetëm që nuk është lejuar vendosja e cadrave por edhe ka parur shoqërime nga policia të aktivistëve të Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Mbështerësit e Adriatik Lapajt ngritën pretendimin se veprimi policisë për heqjen e cadrave nuk ka asnjë bazë ligjore.