Top Channel/ Përplasja mes dy familjeve në Kretë për tokat, u jepet lamtumira viktimave
03/11/2025 19:36

Fshati Vorizia në Irakleio të Kretës u kaplua nga dhimbja dhe tragjedia këtë të hënë. Për herë të parë, mediat greke kanë transmetuar gjatë mesditës të së hënës drejtpërdrejt një ceremoni varrimi në këtë fshat, që u krye nën masa të jashtëzakonshme sigurie policore, për shkak të frikës nga një përshkallëzim i ri i dhunës. Bëhet fjalë për varrimin e një 39-vjeçari që humbi jetën në masakrën e ndodhur të shtunën e kaluar mes pjesëtarëve të dy familjeve kryesore që jetojnë njëra në pjesën e sipërme të fshatit dhe tjetra në të poshtmen. Disa orë para masakrës një shtëpi në lagjen e sipërme e blerë nga një familje në lagjen e poshtme, u hodh në erë, pasi u konsiderua “e gabuar në vendin e gabuar”, për shkak të një konflikti prej dekadash për toka dhe prona midis dy familjeve, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi Aleksandër Marku. Më pas 39 vjeçari që i përkiste fisit të lagjes së poshtme ka marrë makinën dhe me armë në dorë ka filluar të qëllojë mbi pjesëtarët e lagjes së sipërme, të cilët i janë kundërpërgjigjur me breshëri kallashnikovi. Pas më shumë se 2500 plumbave të lëshuar ai ka humbur jetën, si dhe një grua prej fisit tjetër që u ndodh rastësisht mes zjarrit, ndërsa 5 persona janë plagosur. Gjatë varrimit forca të shumta policore kishin rrethuar zonën dhe ruanin çdo hyrje dhe dalje të fshatit. Të shtunën, vetëm disa orë pas tragjedisë, u krye edhe pagëzimi i tre fëmijëve të papagëzuar të 39-vjeçarit, në një kishë të fshatit fqinj, një zakon që në Kretë shpesh lidhet me ngjarje të tilla tragjike. Njëri prej fëmijëve mori emrin e të ndjerit babait të tij. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë intensivisht për gjetjen e personave të cilët, sipas policisë, morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit, bashkë me dy të tjerë që ndodhen në spital nën mbikëqyrje policore. Fshati për momentin, është në gjendje të tensionuar: rrugët pothuajse bosh, shkollat mbyllur për arsye sigurie, banorë të larguar. Hetuesit kërkojnë gjithashtu armatimin e përdorur. Ngjarja ka tronditur të gjithë Kretën, ndërsa autoritetet po përpiqen të rivendosin qetësinë në një komunitet të ndarë thellësisht prej vitesh nga armiqësitë familjare, ku tragjedia e re provon të vërtetën e hidhur se tradita e hakmarrjes në Kretë nuk ka vdekur.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52