Ka një zgjidhje për këtë. Nëse jeni dakord, ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën. Përplasja që kryeministri Edi Rama pati me Rusinë në sytë e të gjithë botës nga tryeza e Këshillit të Sigurimit, pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Dhe kjo fjali, më shumë se pjesa tjetër e pohimeve të tij, pushtoi titujt e shkrimeve që raportonin rezistencën që shefi i ekzekutiviti i bëri ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzia, duke e bërë të humbiste qetësinë.