Një avion i Delta Air Lines është rrëzuar gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos. Për pasojë 18 persona mbetën të lënduar, mes tyre dhe një fëmijë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, sipas orës lokale, teksa avioni Delta Flight 4819 iu afrua destinacionit në aeroportin ndërkombëtar në Toronto. Erërat e forta kishin pushtuar Toronton gjatë gjithë ditës dhe personeli i aeroportit kishte punuar gjatë natës për të pastruar mbetjet e rreth 8 centimetra dëbore që mbuluan aeroportin gjatë fundjavës. Ndërsa avioni iu afrua aeroportit, kontrollorët e trafikut ajror njoftuan pilotët për erërat me shpejtësi të lartë.