Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano ka lënë spitalin dhe ka mbërritur në Gjykatën e Vlorës, dy ditë pasi përplasi për vdekje një të mitur në Llogara. Pritet që në Gjykatë, Bollanos t’i komunikohet masa e sigurisë, për akuzën që rëndon mbi të, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.