Përplasja e një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, i kushtoi jetën katër personave e plagosi 23 të tjerë. Nga sa pohoi ministri i brendshëm, Vít Rakushan, përplasja fatale ndodhët orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës. Treni i shpejtë i udhëtarëve i përkiste kompanisë private, RegioJet.