Dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë-Milot. Nga përplasja e mjeteve, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës dhe sipas të dhënave paraprake janë jashtë rrezikut për jetën. Në mesin e të lëndurave është nëna me vajzen e saj.