Mungesa e investimeve dhe përmbytjet e fundit kanë nxjerrë në pah gjendjen e rënduar të rrugës Korçë–Pustec–Zaroshkë, një segment kyç për zhvillimin turistik të zonës. Përmbytjet e nëntorit të vitit të kaluar e më tej edhe ato të janarit kanë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në rrugën që lidh aksin nacional Korçë–Pustec me fshatin turistik të Zaroshkës, pjesë e programit “100 fshatrat”.