Orë të vështira po kalojnë banorët e Spanjës, pas përmbytjeve katastrofike që lanë të vdekur qindra persona, ndërsa të tjerë mbeten ende të zhdukur. Kjo situatë e rëndë ka revoltuar banorët vendas, të cilët kanë pritur mbretin dhe mbretëreshën me ofendime e dhunë.