Sot kemi hyrë në ditën e gjashte të prurjeve të lumit Vjosë, i cili mbrëmjen e djeshme ka nisur të tërhiqet si pasojë e rënies së reshjeve të shiut. Gjatë ditës së sotme, niveli i Vjosës ka zbritur në rreth 5.5 metra mbi nivelin e detit dhe lumi është rikthyer në shtratin e tij, duke mos përbërë më rrezik për zonën. Megjithatë, pasojat e përmbytjeve janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.