Top Channel/ Përmbytjet godasin Barcelonën, rritet vala e zemërimit tek qytetarët në Valencia
04/11/2024 22:32

Ekipet spanjolle të shpëtimit po fokusojnë kërkimin për persona të zhdukur në garazhet nëntokësore dhe një parkingu me disa kate, pas përmbytjeve shkatërruese të javës së kaluar në Valencia. Mendohet se klientët dhe punonjësit janë bllokuar brenda parkingut të veturave në një qendër tregtare në Aldaia, në periferi të Valencias, teksa vërshimi i ujit ka goditur zonën. Policia konfirmoi se nuk janë gjetur viktima në 50 veturat e para të inspektuara në parking, por raportimet thonë se këto vetura janë gjetur afër hyrjes së parkingut dhe se pjesa tjetër që është e zhytur nën ujë duhet të eksplorohet. Policia spanjolle ka përdorur dronë për të kontrolluar pjesën e brendshme të parkingut, për ta kuptuar më mirë situatën, ka thënë zëdhënësi i policisë. Agjencia Meteorologjike e Shtetit ngriti alarmin në rajonin verilindor të Katalonjës për reshje, ku Barcelona është goditur nga disa stuhi që kanë zgjatur pak minuta, por kanë mjaftuar për të anuluar 50 fluturime në aeroport. Autoritetet thonë se priten më shumë reshje gjatë orëve në vijim. Numri i viktimave në Valencia arriti në 217. Stuhia i zuri shumë viktima në vetura nëpër rrugë, tunele ose parkingje nëntokësore, ku operacionet e shpëtimit janë të vështira. Ka pasur zemërim për mungesën e paralajmërimit dhe mbështetjen e pamjaftueshme nga autoritetet pas përmbytjeve. Të dielën, mbreti dhe mbretëresha e Spanjës u qëlluan me baltë dhe objekte të tjera nga protestuesit e zemëruar gjatë një vizite në qytetin e Paiporta - nga më të prekurit në Valencia.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34