Përmbytjet e sotme i kanë marrë jetën e disa banorëve përfshi dhe të një familjeje me 3 fëmijë në verilindje të Iranit, njofton agjencia shtetërore IRNA. Shirat e rënda, të papritura në Mashhad, qyteti i dytë me popullsinë më të madhe në Iran, raportohet se kanë vrarë të paktën shtatë njerëz dhe kanë shkaktuar dëme të shumta. Kreu i zjarrfikëseve në Mashhad tha se dy nga viktimat mbetën të bllokuar në një makinë të përmbytur, ndërsa një nënë e tre fëmijë u përmbytën për vdekje në shtëpinë e tyre. Zjarrfikësit thanë se vijonin të jepnin ndihmë për viktimat e përmbytjeve teksa 12 njerëz mbeteshin të humbur. Autoritetet njoftuan se të paktën 250 familje u zhvendosën nga 150 banesa të dëmtuara, drejt fshatrave fqinje.